HYRJE

Sikurse respektimi i lëkurës tuaj, respektimi i privatësisë tuaj është një nga prioritetet tona. Kur kërkoni në ueb-faqen tonë, ju mund të lini drejtpërdrejt ose tërthorazi (indirekt) informacionet tuaja, të cilat janë të vlefshme dhe janë pjesë e privatësisë tuaj. Politika e privatësisë ka për qëllim të shpjegojë se si ne i mbledhim informacionet për ju dhe si i përdorim ato.

Lexoni politikën tonë të privatësisë deri në fund, ndërsa parimet e punës sonë janë si më poshtë:

  • Kurrë nuk do t’i shesim informacionet tuaja.
  • Kurrë nuk do t’i ndajmë informacionet tua personale për qëllime promovuese të palëve të treta.
  • Gjithmonë do të kujdesemi për sigurinë e të dhënave tuaja, duke respektuar Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ("Gazeta Zyrtare e RM", nr. 42/20).
  • Të dhënat që ju do t’i leni do të përdoren vetëm për qëllimin për të cilin na i keni lënë.
  • Kurrë nuk do të dërgojmë e-mail promovues direkt pa lejen tuaj.

Nëse nuk jeni të sigurt ose keni ndonjë pyetje se si mblidhen ose përdoren të dhënat tuaja, na kontaktoni në: emilija.prodanovska@simplimel.mk

Ju mund të lexoni politikën tonë të privatësisë më poshtë.

PËR KOMPANINË TONË

Simple Mel d.o.o. është një shoqëri tregtare me seli në Shkup, me adresën M. T. Gologanov nr. 98 / 3-12, Maqedoni, numri i regjistrimit EDB 4057012518036.

KUR I MBLEDHIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Mund t’i mbledhim informacionet tuaj personal në këto mënyra:

  • Mund t'ju pyesim për informacionet tuaja personale në rast se merrni pjesë në lojërat tona shpërblyese ose promovimet tona ose nëse raportoni një problem që ka të bëjë me ueb-faqen tonë.
  • Nëse na kontaktoni, mund të mbledhim dhe ruajmë shënime të një korrespondence të tillë, përfshirë çdo informacion personal që ju e jepni gjatë korrespondencës.
  • Mund të mbledhim dhe ruajmë informacione personale që ju na i dërgoni si pjesë e sondazheve që kemi kërkuar prej jush t’i plotësoni, megjithëse nuk kërkohet t'iu përgjigjeni atyre.

CILAT TË DHËNA PERSONALE I MBLEDHIM

Megjithëse nuk i mbledhim ato në mënyrë aktive, ne mund të ruajmë të gjitha informacionet personale që ju dërgoni me e-mail.

  • të dhënat themelore personale (emri dhe mbiemri)
  • Informacione themelore për kontakt (adresa, numri i telefonit, adresa e postës elektronike)
  • informacion që kanë të bëjnë me përdorimin e ueb-faqes sonë.

Kulaçe

Kulaç (Cookie) është skedar i vogël në pajisjen tuaj që përdoret për të ruajtur preferencat tuaja dhe informacione të tjera dhe përdoret nga ueb-faqja e që e vizitoni. Ju mund të bllokoni kulaçe gjatë vendosjes në ueb-shfletuesin që ju mundëson të refuzoni të vendosni disa ose të gjitha kulaçet, ose disa kulaçe. Megjithatë, nëse nuk vendosni cilësime në shfletuesin tuaj për të bllokuar të gjitha kulaçet, nuk do t’u lejohet qasje deri te të gjitha pjesët ose vetëm te disa pjesë të ueb-faqes sonë. Nëse nuk endosni cilësime në shfletuesin tuaj që automatikisht të bllokojë kulaçe, sistemi ynë do të dërgojë kulaçe posa të vizitoni ueb-faqen tonë.

KU I RUAJMË DHE PËRPUNOJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Ne i ruajmë informacionet personale që mbledhim prej jush me masa të duhura teknike dhe organizative për t’i mbrojtur nga qasja e paautorizuar. Megjithatë, ne mund ta ndajmë këtë informacion me palë të treta me të cilët punojmë për të përmbushur të ndonjë marrëveshjeje shërbimi me ju. Do t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar që të dhënat tuaja personale, pa marrë parasysh se ku përpunohen, të jenë të sigurta dhe trajtohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

SI I MBROJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Ne i kushtojmë vëmendje të madhe mirëmbajtjes së sigurisë së të gjitha të dhënave dhe i kemi ndërmarrë të gjithë hapat e duhur në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Grumbullimi i të gjitha të dhënave personale bëhet përmes një lidhje të koduar (https). Të gjitha të dhënat personale ruhen në përputhje me standardet më të larta të TI-së dhe për to kujdeset stafi ynë i specializuar për siguri të informacioneve. Hyrja fizike në të gjitha të dhënat personale mbrohet sipas standardeve përkatëse.

PËR CILAT QËLLIME PËRDORIM TË DHËNA PERSONALE

Ne i përdorim informacionet personale që i mbledhim nga ju në mënyrat e mëposhtme:

  • Për të paraqitur përmbajtjen e ueb-faqeve tuaja në mënyrën më efikase në pajisjen tuaj.
  • Për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja.
  • Për të siguruar informacion në raste kur ju keni dhënë konfirmimin për t'ju kontaktuar.
  • Për t’ju dërguar njoftime për ndryshimet lidhur me shërbimet tona.
  • Për t’ju dërguar e-mail promovues, në raste kur keni dhënë leje të qartë për ta bërë këtë.
  • Për të parandaluar mashtrim.
  • Për të zbuluar, parandaluar dhe identifikuar shkeljet e mundshme të sigurisë.

BAZA LIGJORE PËR MBLEDHJE DHE PËRPUNIM

Të dhënat personale patjetër duhet të përpunohen në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente në relacion me subjektin e të dhënave. Përpunimi ligjor është përpunim që realizohet në përputhje me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale ("Gazeta Zyrtare e RM", nr. 42/20) ose ndonjë ligj tjetër me të cilin rregullohet përpunimi i të dhënave;
Përpunimi është i ligjshëm vetëm nëse plotësohet një nga kushtet e mëposhtme:

  1. personi të cilit i referohen të dhënat personale ka rënë dakord për përpunimin e të dhënave të tij/saj personale për një ose më shumë qëllime të përcaktuara posaçërisht;
  2. përpunimi është i domosdoshëm për ekzekutimin e një kontrate me personin me të cilin kanë të bëjnë të dhënat ose për ndërmarrje të aktiviteteve, me kërkesë të personit për të cilin kanë të bëjnë të dhënat, para lidhjes së kontratës;
  3. përpunimi është i domosdoshëm për të respektuar detyrimet ligjore të operatorit;
  4. përpunimi është i nevojshëm për të mbrojtur interesat jetikë të personit për të cilin kanë të bëjnë të dhënat ose të një personi tjetër fizik;
  5. përpunimi është i domosdoshëm për të kryer aktiviteteve me interes publik ose për të kryer autorizime ligjore të operatorit;
  6. përpunimi është i domosdoshëm për të arritur interesat legjitime të operatorit ose një pale të tretë, përveç nëse ato interesa nuk janë mbi interesat ose të drejtat dhe liritë themelore të subjekteve të të dhënave për të cilat nevojitet mbrojtje e të dhënave personale, e veçanërisht nëse subjekti i të dhënave është i mitur;

SA GJATË I RUAJMË TË DHËNAT PERSONALE

Ne i ruajmë të dhënat tuaja vetëm aq sa është me të vërtetë e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin janë mbledhur. Në fund të periudhës së mbajtjes, ose do t’i fshimë ose bëjmë anonimizim të informacioneve personale në mënyrë që të mos lidhen me askënd.