„Mënyra se si i bëjmë gjërat është më e rëndësishme se gjërat që bëjmë”

Bioderma - care for family skin

BIODERMA është brend i NAOS, i frymëzuar nga jeta dhe udhëhequr nga zemra.

Të bashkohesh me brendin BIODERMA do të thotë të bashkohesh me kompaninë NAOS dhe të bëhesh pjesë e një aventure të veçantë njerëzore që funksionon si ekosistem.

Të gjithë punonjësit tanë kanë diçka të përbashkët: ata duan të ringjallin brendin tonë çdo ditë, të përfshihen në këtë histori dhe të bëhen pjesë e aventurës tonë sfiduese dhe emocionuese.

Ne besojmë në aftësinë tonë për të zbuluar potencialin që jeton në secilin prej nesh.

Kudo që të jeni në botë, ne gjithmonë jemi në kërkim të talentit.
 

I pranishëm në 100 shtete, i pavarur, NAOS është një lojtar i madh ndërkombëtar në kujdesin e lëkurës me 3 brendet e tij: BIODERMA, Institut Esthederm dhe Etat Pur.

Kompani me një synim, ne duam të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme, jemi të përqendruar në ruajtjen e njeriut dhe mjedisit të tij.

 

Në të gjithë botën, kjo aventurë njerëzore udhëheq jetën tonë të përditshme, aktivitetet tona dhe idetë tona se si t'i shërbejmë më mirë shëndetit të lëkurës.

 


 

 

Bioderma - company-map

Ekipet e BIODERMA ndajnë vlera njerëzore dhe etikë, që është ana e fortë e një kompanie e përkushtuar ndaj dermatologjisë.

Bioderma - NAOS values

Se si i bëjmë gjërat është më e rëndësishme se ajo që bëjmë.

Ne besojmë në lirinë për të krijuar, për të vepruar, gjatë kësaj duke respektuar mekanizmat e jetës dhe ata me të cilët dhe për të cilët ne punojmë çdo ditë.

Përparojmë, ditë për ditë, të përkushtuar ndaj misionit tonë, me bindje dhe dashamirësi.

Vlerat e NAOS pasqyrojnë identitetin tonë.

NAOS jep jetë, na bashkon dhe na udhëzon në punën tonë, marrëdhëniet tona dhe vendimet tona.

Ekspertiza jonë rritet çdo ditë, ndërsa takohemi dhe komunikojmë me specialistë që përpiqen të ruajnë ose rivendosin lëkurën e shëndetshme: biologë, dermatologë, profesionistë të shëndetit dhe farmacistë, që na mbështesin çdo ditë.

Duke ju dëgjuar juve, ne gjithashtu rritemi çdo ditë. Të kuptuarit e problemeve tuaja dhe ekosistemit me të cilin lëkura juaj ndërvepron është thelbësore për të na mundësuar që të përshtatemi me nevojat tuaja.

Ne i analizojmë të gjitha proceset biologjike për t’i kuptuar këto ndërveprime dhe shkaqet e çekuilibrit të lëkurës, dhe për të bërë produkte efektive që respektojnë të gjitha aspektet.

Bashkohuni me ne në këtë aventurë, së bashku të veprojmë për një botë më të shëndetshme.