Hydrabio Gel-Crème

Xhel-krem I lehtë për hidratim dhe shkëlqim intensiv.

Përkujdesje ditore e lëkurës

Lëkurë e ndjeshme dhe e dehidratuar Lëkurë normale deri në të kombinuar

Aquagenium™ patent

Për kë?

Të rriturit, Adoleshentët

Çfarë përbërësish?

Shikoni përbërjen e tij

Efikasiteti i provuar

Efikasiteti hidratues: 8 orë. *

  • Hidraton intensivisht dhe në mënyrë të qëndrueshme
  • Zbut strukturën e lëkurës dhe zbulon shkëlqimin e saj
  • Sjell një ndjenjë freskie dhe komoditeti Tolerancë shumë e mirë - Jo-komedogjene - Bazë e shkëlqyeshme për makijazh - Aromë e freskët dhe e lehtë
Shihni burimet

Të gjithë produktet BIODERMA janë formuluar në përputhje me parimet e ekobiologjisë, e cila është në qendër të qasjes së NAOS për të respektuar ekosistemin e lëkurës dhe për të ruajtur shëndetin e saj në mënyrë të qëndrueshme.

Hydrabio Gel-crème, me kompleksin e patentuar Aquagenium™, gjeneron hidratim intensiv, të menjëhershëm dhe afatgjatë. Ai ritrajnon lëkurën për të aktivizuar kapacitetet e saj natyrale hidratuese duke stimuluar prodhimin e akuaporinave, kanaleve të ujit në lëkurë dhe për të mbajtur ujin që i nevojitet të jetë e ekuilibruar.

Falë një emulsioni të frymëzuar nga struktura e epidermës, përbërësit aktivë të patentës Aquagénium™ depërtojnë thellë dhe në një mënyrë më të targetuar. Lëkura kështu rimerr aftësitë e saj natyrore të hidratimit,


Duke eleminuar qelizat e vdekura, dhe duke zvogëluar në mënyrë progresive shtresën e sipërme të lëkurës, acidi salicilik barazon dhe zbut sipërfaqen e lëkurës, e cila në mënzrë afatgjate merr shkëlqim.

Më në fund, Vitamina E ndihmon për të mbrojtur lëkurën nga stresi oksidativ dhe për të luftuar plakjen e parakohshme të lëkurës.

Face Fytyra
Neck Qafa
Produkti i Bioderma si të përdoret produkti hap pas hapi
Produkti i Bioderma si të përdoret produkti hap pas hapi

Në mëngjes dhe/ose në mbrëmje

  • Hapi 1 Aplikoni Hydrabio Gel-Crème në fytyrë dhe qafë.
  • Hapi 2 Masazhoni butë derisa të absorbohet.

Ne punojmë çdo ditë në ndikimin mjedisor të produkteve tona. Shumica e paketimeve të produkteve tona është bërë prej plastike dhe mund të riciklohet. Të gjitha kutitë tona të jashtme janë bërë prej letra nga pyjet e menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme. Ju lutemi referojuni udhëzimeve lokale të klasifikimit për të ricikluar produktin tuaj në mënyrën më korrekte.

Çdo ditë lëkura e fytyrës humbet ujë dhe kjo humbje ditore e ujit shqetëson të gjithë burrat dhe gratë nga të gjitha vendet, pavarësisht nga mosha ose lloji i tyre i lëkurës. Lëkura është një ekosistem i zgjuar dhe dinamik në bashkëveprim të përhershëm me mjedisin e saj. Në kushte normale, lëkura mund të rehidrohet natyrshëm por disa faktorë të jashtëm si ndotja, rrezet UV, duhani, alkooli, lodhja, stresi dhe ndryshimi i klimës rrisin dehidratimin e lëkurës duke ndryshuar këtë mekanizëm natyror. Lëkura nuk është më në gjendje të gjenerojë siç duhet hidratimin e saj natyral dhe dehidraton. Epiderma mund të prishet, të formojë mikro-rrudha dhe të shtrëngohet. Si pasojë, kompleksioni humbet ngjyrën e saj natyrale dhe lëkura bëhet e shurdhër.

Testuar nën kontrollin dermatologjik

Hidraton

Lëkurë e hidratuar: 90% (1)

Lëkurë e rimbushur: 85% (1)

Shihni burimet

Hidraton

Efikasiteti hidratues: 8 orë (2)


Zbulon shkëlqimin e lëkurës

Lëkurë më e shëndritshme: 75% (1)

Kompleksion më i barabartë: 85% (1)

Shihni burimet

Ky produkt është formuluar sipas qasjes ekobiologjike të Laboratorëve të NAOS për tu përkujdesur për ju. Në zemër të këtij produkti:

Uji dhe lipidet janë përbërës thelbësorë të lëkurës, duke bërë të mundur që ajo të mbetet e hidratuar. Në rast të një çekuilibri, lëkura dehidrohet dhe nuk funksionon më si duhet. Ky kompleks i patentuar stimulon sintezën e lipideve të lëkurës dhe shprehjen e akuaporinave. Këto "kanale uji" që gjenden natyrshëm në lëkurë transportojnë ujin në qelizat epidermale. Kjo patentë nga NAOS Research u krijua në Aix-en-Provence dhe u zhvillua në laboratorët tanë.

Stresi i jashtëm mund ta bëjë lëkurën reaktive dhe të ndjeshme. Ky kompleks i patentuar rrit pragun e tolerancës së lëkurës - pavarësisht nga lloji i lëkurës - për të forcuar rezistencën e saj. Kjo patentë nga NAOS Research u krijua në Aix-en-Provence dhe u zhvillua në laboratorët tanë.

Shihni listën e përbërësve